Zikaltrit mundën Fiorentinën me rezultatin 4-3

7 gola u shënuan në ndeshjen Inter-Fiorentina me zikaltrit që fituan një ndeshje të çmendur duke përmbysur dy herë avantazhin e skuadrës mike.

Ishte minuta e 3-të e takimit kur Forentina kaloi në avantazh. Por pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim pasi Lautaro Martinez shënoi në minutën e dytë shtesë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Inter kalon në avantazh, i cili zgjati vetëm 5 minuta pasi Fiorentina barazoi dhe më pas kaloi në epërsi.

Por minutat e fundit të kohës së rregullt rrokullisën gjithçka në favor të Interit. Lukaku barazoi në minutën e 88 ndërsa pak sekonda më pas D’Ambrosio siguroi fitoren.

Tv Klan