Romelo Lukaku dhe Lautaro Martinez i dhanë fitoren Interit ndaj Sampdorias. Ndeshja e luajtur në San Siro përfundoi 2-1 për zikaltrit. Lukaku shënoi që në minutën e 10 ndërsa Martinez në të 33.

Miqtë nga Genova realizuan me fillimin e pjesës së parë, por nuk patën forca për të shkuar më tej. Inter mban kështu vendin e 3 në renditjen e kampionatit italian të futbollit.

Tv Klan