Incidenti i Acerbi-t dhe performanca e de Vrij, jo gjithmonë në nivel, së fundmi kanë bërë që drejtuesit zikaltër të mendojnë për përforcime në repartin ofensiv.

Në merkaton e verës priten largime në mbrojtje, ndërsa puna ka nisur për të rikthyer në Serie A një mbrojtës me potencial, raporton sportmediaset.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Napolit Kim, që u transferua në nisje të sezonit te Bajerni. Rekordmenët gjermanë paguan 50 mln Euro për kartonin e tij.

Një huazim ka pak gjasa të ndodhë, por koreani nuk po luan shumë si titullar dhe e ardhmja e tij do të varet edhe nga trajneri i ri.

Të dyja klubet kanë marrëdhënie mjaft të mira dhe akordi nuk është shumë i vështirë për t’u arritur.

Një tjetër emër është ai i Chris Smalling. Qendërmbrojtësi i Romës, ka pasur probleme fizike, ndërsa ka vetëm 12 vite kontratë me verdhekuqtë. Ai do të ishte perfekt për prapavijën me tre lojtarë.

Por tek Interi do të vendosin në fund të sezonit për të.

Në shënjestrën e Interit është edhe greku Konstantinos Mavropanos, që luan te Ëest Ham. Ka treguar siguri si në mbrojtjen me tre, edhe atë me 4 lojtarë.

Klan News