U deshën 92 minuta që derbi i Milanos të kishte një fitues. Heroi i ndeshjes është Mauro Icardi që i dhuroi derbin publikut zikaltër. Skuadra e Spaletit u tregua vrastare në fund të takimit pikërisht atëherë kur dukej së rezultati do të ishte i bardhë.

Ishte pjesa e dytë e lojës ajo që shfaqi me shumë taktike në të cilën të dy skuadrat u përqendruan më së shumti të shkatërrimi i aksioneve kundërshtare. Kuqezinjtë e Milan u mbrojtën mirë, por nuk ia dolën të çlironin Higuain për të rrezikuar portën e Inter.

Tashmë Inter do të synojë të arrijë kreun e renditjes ndërsa Milanit të Gatuso i duhet të riparoje shumë në repartin e sulmit.

Lazio mori një fitore të rëndësishme në fushën e Parmës. Skuadra e Inzagit shënoi dy gola, por i gjeti vetëm në minutat e fundit të takimit. Në të 81’, penalltia e fituar u kthye në gol nga Imobile, ndërsa në fund të kohës së rregullt Korrea siguroi rezultatin 2-0.

Atalanta shkatërroi 5-1 Chievon në Verona. Skuadra vendase luajti prej minutës së 40’ me 10 lojtarë. 3 gola për Atalantan u shënuan nga Iliçiç, ndërsa dy të tjerë nga De Roon dhe Gosens. Dy shqiptarët Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti e panë ndeshjen nga stoli.

Tv Klan