Çfarë do të ndodhë në qytetin e Milanos?

Interi vazhdon marshimin triumfues në Serie A. Edhe pse Simone Inzaghi nuk e ka përmendur kurrë me forcë termin ‘scudetto’ apo titulli kampion, për të shmangur ndonjë rënie.

Teksa duhen edhe 11 ndeshje deri në fund, klubi milanez tashmë po pret fitoren e kampionatit të Serie A.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, sektori i marketingut të kompanisë ka filluar të japë mendimet e para se si të organizojë festën e kampionatit.

Skuadra e zikaltërve do të përjetojë një ditë të paharrueshme. Asgjë nuk i duhet lënë rastësisë. Po mendohet organizimi i aktiviteteve të dedikuara arritjes së trofeut në disa zona të Milanos.

Një fushatë faraonike reklamash do të përfshijë çdo cep të qytetit. Jo vetëm banorët, por edhe tifozë të kësaj skuadre në mbarë Italinë pritet të jenë të pranishëm në këto festime.

Objektivi do të ishte pikërisht ngritja sa më lart e veprës së skuadrës së Inzaghit dhe kjo është pikërish vendosja e yllit të dytë në stemën e ekipit.

Kampionati në Itali do të mbyllet më 26 Maj.

Tv Klan