Munden nga Barcelona në ndeshjen e fundit në grup

Flasim tani për Ligën e Kampioneve. Interi është skualifkuar pasi nuk mundi të fitonte ndaj Barcelonës. Spanjollët, edhe pse me rezerva të shumta, fituan 2 me 1 me zikaltrit. Goli i fitores u shënua nga 17-vjeçari, Fati.

Nuk pati surpriza për kampionët në fuqi. Liverpul fitoi 2 me 0 në fushën e Salzburg. Keita dhe Salah ishin autorët e golave, që u realizuan në pjesën e dytë.

Ajax-i i surprizave të edicionit të kaluar, skualifikohet nga Valencia pasi e mundi në shtëpi 1 me 0. Gjithashtu në grupin H vazhdon në fazën me eliminime direkt, Chelsea.

Tv Klan