Afrohet epoka e internetin kuantik edhe për Evropën. Kjo gjë ka si qëllim lidhjen e të gjitha kryeqyteteve të kontinentit me linjë internet plotësisht të sigurtë të informacioneve delikate, si transaksione financiare apo të dhëna shëndetësore, shkëmbime komunikimi në nivele qeveritare e informacione top sekret.

Kjo iniciativë quhet Infrastruktura e Komunikimit Quantik (ACI) dhe është pjesë e programit evropian mbi teknologjitë kuantike të bazuara mbi rregullat në nivel atomi dhe molekulash.

Internet quantik garanton sigurinë maksimale në komunikime dhe nëse dikush përpiqet të përgjojë apo të vjedhë informacione, qoftë edhe haker, gjendja e atomeve që përcjellin informacionin ndryshon dhe madje saktëson edhe tentativën.

Infrastruktura do të bazohet tek linjat optike ekzistuese, por edhe të tjera të dedikuara vetëm për të, ku mund të udhëtojnë pjesëzat e dritës, fotonet, që transportojnë në këtë rast informacionet.

Projekti do të kushtojë 2 miliardë euro dhe aktualisht janë 23 vende të BE që kanë firmosur marrëveshjen. Por projekti ende nuk është firmosur, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, duke mbetur momentalisht i bllokuar, saktëson fizikanti Tommaso Calarco, për agjencinë Ansa. 

Mirëpo humbja e rëndësisë për sigurinë dixhitale e lë Evropën në këtë moment një hap prapa në krahasim me vende të tjera si SHBA, që kanë investuar shumë në këtë aspekt dhe e kanë aprovuar tashmë financimin për infrastrukturën e tyre të komunikimit kuantik.

Klan Plus