Shërbimi i internetit i Starlink tani është i disponueshëm në 32 vende të botës, tha kompania në pronësi të Elon Musk. Vendet dhe rajonet e shënuara në hartën e tij si “të disponueshme”, duke përfshirë pjesë të Australisë, Brazilit, Kilit, SHBA-së, Kanadasë dhe pjesës më të madhe të Europës, mund t’u dërgohen pajisjet e tyre “menjëherë”. Shërbimi është zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme që nga dalja beta vitin e kaluar, me disponueshmëri në 12 vende që nga shtatori 2021 dhe 25 vende në shkurtin e kaluar.

Harta e Starlink tregon zonat e shënuara si “të disponueshme” (blu e hapur), “në pritje” (blu mesatare) dhe “së shpejti” (blu e errët). Shërbimi ka një shtrirje potenciale pothuajse globale në gjerësi gjeografike, por disponueshmëria jepet në bazë të çdo vendi. Kompania synon kryesisht rajone të largëta që nuk mund të lidhen ndryshe me internet.

Megjithatë Starlink nuk ka kaluar pa polemika. Astronomët janë ankuar se këto mijëra satelitë kanë ndërhyrë në vëzhgimet e teleskopit të Tokës dhe kompania kohët e fundit humbi 40 satelitë nga një stuhi gjeomagnetike./tvklan.al