Deri para disa vitesh nuk ezistonte por tashmë varësia nga interneti është shndërruar në shumë pikëpamje si ajo ndaj kokainës, drogës apo dhe alkoolit. Web-i mund të futet në një kurth që përpin gjithçka, shkollë, njerëz të afërm, biznesin, apo punën e përditshme. Një vrimë e zezë për ata që bien brenda dhe nuk arrijnë të dalin më. Janë 300 persona që po kurohen në poliklinikën “Gemelli” të Romës, në ambulancën e parë publike dedikuar kundër varësisë nga interneti.

Hapësira kohore që fëmijët duhet t’ua kushtojnë lojërave, marrëdhënieve me shoqërinë apo prindërve, u zu nga interneti. 90% e 300 personave që po kurohen nga kjo sëmundje e re, janë nën 30 vjeç. Tek këta njerëz është zhvilluar varësia ndaj rrjeteve sociale, apo lojërave online.

Gjithashtu ka dhe nga ata persona që kanë lënë shkollën për t’iu kushtuar internetit, madje zgjohen ne orët e vona të natës, për të luajtur në rrjet me miqtë. Psikiatrët e poliklinës “Gemelli” e kanë quajtur këtë gjendje të ngjashme me “ëndërra me sy hapur”. Alarmi është dhënë pas një studimi në fundin e vitit 2011 i cili është bërë tek 1500 të rinj dhe adoleshentë italianë nga mosha 12 deri 18 vjeç ku 15% e tyre rrezikojnë të hyjnë në kategorinë e të droguave nga interneti. Ata rrezikojnë të harrojnë botën reale dhe të gjithë impenjimet e tjera.

Në Japoni gjendja është edhe më alarmante pasi 2 milionë persona sipas të dhënave që qeverisë, janë ndarë nga pjesa tjetër e botës duke humbur kontaktet me realitetin./tvklan.al