Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë për 1 vit gjykimin dosjes për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, në ngarkim të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Shkak u bë mosgjetja e ish-zyrtarit të lartë në mënyrë që të njoftohej për procesin ndaj tij me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në procedurat e privatizimit.

Në seancën e kësaj të premte, gjyqtari u hetimit paraprak, Erjon Çela, lexoi në sallë edhe një shkresë të Interpol që konfirmonte se deri më tani, ish-zëvendëskryeministri nuk është gjetur.

Rrjedhimisht dhe masa ndaj tij, ajo e arrestit në burg, nuk është ekzekutuar.

SPAK akuzon Ahmetajn se ka vijuar me procedurat e privatizimit të ish-fabrikës së bukës, edhe pse kishte një vendim gjyqësor që e ndalonte.

Kjo është dosja e parë për ish-zyrtarin që është dërguar në gjykatë, teksa ai vijon të jetë nën hetim në një tjetë çështje, për dyshimet se është përfshirë në pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

Nga arratia ai i ka mohuar akuzat.

Tv Klan