Dy persona janë ekstraduar në SHBA nga Interpol Tirana, të cilët kanë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet amerikane.

30-vjeçari amerikan Vincent DeCaro dhe Arbër Isaku 30 vjeç me origjinë shqiptare por i lindur në SHBA, akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjykata amerikane e Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur ndaj tyre në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Arbër Isaku ishte arrestuar në vitin 2017 nga policia amerikane pasi në banesë iu gjetën lëndë psikotrope, 160 gr fentanyl dhe 200 tableta.

Dy të kërkuarit u arrestuan në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së. Ata u vunë në pranga më 21 Shtator 2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në ambasadën amerikane në Tiranë.

Në atë kohë, policia shqiptare tha se dy amerikanët dyshohet se kishin ngritur një laborator për prodhimin e drogërave sintetike në Tiranë. Ata u ndaluan në pikën kufitare tës Morinës në tentativë për të dalë nga Shqipëria. 

/tvklan.al