Trafiku i makinave të vjedhura përfshihet në një hetim ndërkombëtar ku bën pjesë dhe Shqipëria. Nga zyra e Interpolit në Ministrinë e Rendit do të dërgohen në Francë të dhëna konkrete mbi këtë trafik në Shqipëri. Këto statistika i janë kërkuar prej kohësh instancave përkatëse, por ata nuk janë dërguar. Për të hetuar rreth këtij biznesi në Shqipëri, është interesuar dhe një prokuror gjerman i cili dje kishte takim me kryeprokurorin Arben Rakipi për të folur se sa makina janë marrë nga Gjermania, në sa vende të Europës është bërë transportimi i tyre dhe se sa persona janë të implikuar. Këto janë disa nga çeshtjet që do të zbardhen nga autoritetet gjermane, Interpoli Europian dhe Prokuroria jonë.

Pamje makinash në trafik, Ministria e Rendit./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame