Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme historinë e një qytetari nga Kosovë. Bëhet fjalë për Hajdin Sadikun, i cili akuzohet nga Interpol Tirana për një vrasje të ndodhur në vitin 2001 në qytetin e Shkodrës.

Hajdin Sadiku jeton në Angli dhe para disa javësh, u arrestua nga policia angleze në bazë të urdhër-arrestit të dërguar nga Interpol Tirana.

Sipas informacioneve të emisionit, Hajdin Sadiku ngatërrohet me një person nga Shkodra, të quajtur Bib Nikja, dhe ky i fundit akuzohet për vrasjen e ndodhur në vitin 2001 në Shqipëri.

Enveri, vëllai i Hajdin Sadikut, thotë se është ngatërruar foto e autorit të vërtetë me të vëllait të tij.

Enver Sadiku: I jam drejtuar emisioni “Stop”, me informatat që kemi deri tani, vëllai është parë duke folur në telefon në një rrugë në qytetin ku jeton dhe e ka fotografuar. Sipas fotografisë, kjo foto është bërë nga djali i të vdekurit dhe dy dëshmitarë të tjerë e kanë identifikuar vëllain se ky është personi Bib Zef Nikja nga Shkodra. Ne jemi nga Kosova. Këta persona e kanë përcjellë vëllain, e kanë parë ku banon, me adresë të saktë, ja kanë dërguar Interpolit shqiptar apo shtetit shqiptar, nuk e di si janë këto punë. Edhe Prokuroria e Shqipërisë ja ka dorëzuar policisë së Anglisë përmes Interpolit. Edhe policia angleze ka shkuar ka burgosur vëllain me pretendimin se është Bib Zef Nikja.

Emisioni “Stop” ka mësuar se identitetet e dy personave nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin. Datat e lindjes dhe gjeneralitetet nuk përputhen dhe çdo gjë duket kaq absurde. Për shkak të këtyre dyshimeve, gjykata angleze e liroi Hajdin Sadikun dhe e la në arrest shtëpie deri sa kjo situatë të sqarohet. Hajdini Sadiku thotë se është i gatshëm të bëjë analizën e ADN-së, te tregojë edhe dokumentet që provojnë se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.

Nga ana tjetër, drejtori i Interpol Tirana, nuk dha argumente për këtë paqartësi, por këshilloi që Hajdin Sadiku të marrë avokat dhe të bëjë analizën e ADN-së për ta paraqitur në gjyq në Angli.

Gazetari: Si jeni? Mirë? Nga Interpoli ëëë…

Drejtori, Interpol Tirana:Po!

Gazetari: Ka të bëjë me një person, i cili jeton në Angli, është nga Kosova. I kam gjithë të dhënat këtu.

Drejtori, Interpol Tirana: Po!

Gazetari: Ky akuzohet për një vrasje, që është bërë në 2001-shin në Shkodër.

Drejtori, Interpol Tirana: E di!

Gazetari: Ajo… edhe thotë nuk jam unë..

Drejtori, Interpol Tirana: Si mendon, se mund t’i çojmë letrat kot ne, përshembull?

Gazetari: Kot me çfarë kemi verifikuar. Ne pamë të gjithë këto të gjëndjes civile, pamë dhe të gjitha…

Drejtori, Interpol Tirana: Ëhë…

Gazetari: Nuk është ai. Ai është i gatshëm të bëjë dhe ADN-në. E kupton? Po i sigurtë, që është ai? Po them kot të flasim kështu.

Drejtori, Interpol Tirana: Mbi bazë materialesh. Asnjë gjë nuk shkooo, sepse shkoj unë në burg nëqoftëse nuk shkon…

Gazetari: E kuptoj!

Drejtori, Interpol Tirana: Ekstradimi,  ose për personat në kërkim, janë shumë specifike. Gjërat mund të duken kështu…

Gazetari: E kuptoj ,e kuptoj!

Drejtori, Interpol Tirana: Sikur neee…,duket sikur ne shkojmë kështu, sikur merre, bjere, sille.

Gazetari: E kuptoj, e kuptoj! Mua, e di çfarë më intrigoi më shumë, se po flasim kështu? Më intrigoi më shumë ato siguracionet, që i kishte pasur nga 99-ta deri në 2001-shin,  që kishte ndodh vrasja në  Shkodër, ai figuronte në Angli.

Drejtori, Interpol Tirana: Janë disa prova të tjera, që, që….

Gazetari: Që e lidhin këtë? Ndoshta s’është ai dhe po i bien në qafë kot, ëë…?

Drejtori, Interpol Tirana: Ndoshta, po ne mbi bazë të materialeve, ee…

Gazetari: Nuk mund të shikohet proçedura, osee të bëhet një hap tjetër?

Drejtori, Interpol Tirana: Ai me një avokat të vetin, të kërkojë ADN-në edhe vetëm ajo e zgjidh, kjo është e vetmja zgjidhje.

Gazetari: Kjo është shpëtimi?

Drejtori, Interpol Tirana: Kjo është e vetmja zgjidhje, që mund të bëjë ai.

Gazetari: E kuptova!

Drejtori, Interpol Tirana: Domethënë, me anë të avokatit, avokati siç kërkon prokuroria, policia shqiptare,  dokumentacion dhe avokati, ka të njëjtat  të drejta, mund të shkojë të kërkojë ADN-në, të marri monstrat dhe gjykata Angleze është e pavarur, as nga ne…

Gazetari: E kuptoj,e pavarur…

Drejtori, Interpol Tirana: Mirë! Hajde mirupafshim!

Gazetari: Ok!, ok! Rrofsh ! Faleminderit shumë!

/tvklan.al