Lion, Francë – Një operacion i cili konsistoi në shkëmbimin e materialeve abuzive seksuale të fëmijëve nëpërmjet aplikacioneve të telefonave të zgjuar ka çuar në 38 arrestime në Amerikën Latine dhe në Evropë.

“Operacioni Tantalio”, i nisur nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe i koordinuar nga INTERPOL dhe Europol, bëri shpërndarjen e policisë në 15 vende në Amerikën Qendrore, Jugore dhe Evropë, mbi individët që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp për të shkëmbyer imazhe dhe video abuzimi të fëmijëve.

4 nga 6 personat e arrestuar në Kolumbi ishin subjekt i bluve të INTERPOL-it. Ata përdorën alarme ndërkombëtare për të mbledhur informacion rreth vendndodhjes dhe aktiviteteve të tyre. Puna e frytshme e policisë ishte e pametë duke theksuar këtu rolin e aftësive policore të INTERPOL-it në mbështetje të hetimeve.

Rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në identifikimin e viktimave, autorëve dhe zbulimin e lidhjeve ndërmjet hetimeve në shtete të ndryshme është kritike. Kolumbia inkurajon përdorimin e mjeteve të INTERPOL-it, sidomos të bazës së saj të të Dhënave Ndërkombëtare të Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve (ICSE), për të luftuar shfrytëzimin seksual të fëmijëve

“, tha Jorge Mora Cortes, Udhëheqës i Byrosë Kombëtare Qendrore të INTERPOL-it në Kolumbi.

Hetimet filluan në vitin 2016, kur policia kombëtare spanjolle identifikoi dhjetëra grupe që shkëmbenin mesazhe në WhatsApp, që qarkullonin materiale abuzimit fëmijësh.

Numrat e telefonave celularë të përdorur gjurmoheshin, kështu që u bë identifikimi i individëve të përfshirë, si dhe atyre të dyshuar për prodhimin e materialeve abuzive.

Qindra imazhe dhe video të zbuluara u ndanë me Europol-in dhe INTERPOL-in nëpërmjet bazës së të dhënave Ndërkombëtare të Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve (ICSE).

Platforma e vetme globale e llojit të saj, baza e të dhënave e INTERPOL-it në ICSE u mundëson zyrtarëve të specializuar të përdorin pajisje të sofistikuara pamjesh dhe videosh për të bërë lidhjet midis viktimave, abuzuesve dhe vendndodhjeve duke analizuar përmbajtjen digjitale, vizuale dhe audio të fotografive dhe videove.

Në fillim të këtij viti, përdorimi i bazës së të dhënave të ICSE rezultoi në identifikimin e 10.000 viktimave, me një mesatare prej 5 viktimash të identifikuara çdo ditë.

Kriminelët do të vazhdojnë të shfrytëzojnë teknologjitë e reja për të shpërndarë videot dhe imazhet e abuzimit të fëmijëve nëpër botë duke shtypur një buton të vetëm. Por aksionet si “Operacioni Tantalio” dërgojnë një mesazh të fortë: ‘Policia në mbarë botën duhet të qëndrojë e bashkuar në përpjekjet për të identifikuar, gjetur dhe sjellë para drejtësisë këta persona

’, tha Bjorn Sellstrom, koordinatori i operacioneve të INTERPOL-it për Krimet kundër Fëmijëve.

Nëse këto materiale po shpërndahen personalisht, në kompjuter ose në aplikacionet telefonike, fakti mbetet që në rrënjë të këtij krimi, një fëmijë po abuzohet

“, shtoi Sellstrom.

Gjatë operacionit, u konfiskuan më shumë se 300 pajisje elektronike, përfshirë këtu kompjutera, telefona celularë dhe tableta për analiza digjitale të mëtejshme.

Këta autorë po kalojnë kufijtë e teknologjisë moderne për t’i shpëtuar zbatimit të ligjit. Ky rast është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit global për zbatimin e ligjit, i udhëhequr nga policia kombëtare spanjolle. Ne duhet të vazhdojmë të kombinojmë burimet dhe aftësitë tona të përbashkëta për të trajtuar këtë kërcënim për fëmijët tanë dhe t’i sjellim këta autorë para drejtësisë

“, tha drejtori i Europolit, Rob Wainwright.

Përveç kësaj, INTERPOL do të mbështesë hetimet në vazhdim duke ofruar ndihmë në nxjerrjen dhe analizimin e provave digjitale nga telefonat celularë të sekuestruar dhe pajisje të tjera për të identifikuar viktimat e përshkruara në këtë material.

Vendet pjesëmarrëse në operacion janë Argjentina, Bolivia, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, El Salvadori, Gjermania, Guatemala, Italia, Meksika, Paraguai, Peruja, Portugalia dhe Spanja.

INTERPOL FRANCË

Për tvklan.al: Florida Telha