Opinion-Anastas Angjeli, kandidati i Partisë Socialiste në një nga zonat e Tiranës ku përfshihet Qyteti Studenti ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan gjatë fushatës së 2001-shit.

Gjatë emisionit ai u shpreh se është duke bërë fushatë të ndershme dhe ftoi edhe kolegët e tij të bëjnë të njëjtën gjë. Angjeli gjithashtu u shpreh se është i gatshëm të takoj kandidatët e tjerë të zonës së tij përballë qytetarëve të kësaj zone.

“Zona ku unë kandidoj është ndër zonat më të mëdha të kryeqytetit, e cila ka zhvillim urban të ndryshëm nga fillimi në fund, ndaj edhe problematika është e ndryshme. Programi për këtë zonë është kompleks dhe bazohet në zhvillimin e infrastrukturës. Qyteti Studenti ka veçorinë e vet dhe do të jetë baza e programit tim. Unë do të ftoja të gjithë kandidatët për një lojë të ndershme elektorale. Vetë kam bërë fushatë të ndershme dhe jam i hapur të takohem kurdoherë me kandidatët e tjerë të zonës përballë popullit”, tha Angjeli./tvklan.al

I ftuar: Anastas Angjeli.