Edhe pse i ka kaluar të 80-tat, At Zef Pllumi mbetet po ai, me të njëjtat bindje. Ai i mbijetoi viteve të  gjata në burgjet  e komunizmit dhe pa rrënimin e këtij të fundit, më pas ringjalljen e besimit fetar dhe të Shqipërisë. Në vitet e errëta të dhunës e torturës, ai nuk kishte ëndërruar më shumë se të shihte ditën e lirisë dhe të përmbushte amanetin më të madh të jetës së tij, rrëfimin e viteve të errëta të komunizmit që kishin hequr të gjithë. Ai e bëri këtij përmes librit me 750 faqe të titulluar “Rrno vetëm për me tregue”, libër ku thuajse gjendet gjithçka.

“Komunizmi i rrënjosur në Shqipëri prej 50 vjetësh nuk mund të zhdukej vetëm me ndërrimin e pushtetit, por duhej ndërruar truri i këtij populli. Dhe mendimi im është që pa iu ndërruar truri këtij populli duke studiuar ne nuk mund të mëndojmë kurrsesi të hyjmë në Evropë. Detyra ime është që sa të jem gjall të mund të tregoj për të vërtetat që kanë ndodhur. Kam nisur ti shërbej zotit që fëmijë, 5 vjeç e gjysmë jam larguar nga shtëpia. Më mori një prift gjerman dhe kam qëndruar 1 vit e gjysmë në Velipojë, ai kishte qenë mësues në Shkodër dhe më pas ishte bërë prift. Në moshën 7 vjeç kam shkuar në Shkodër”, tregoi At Zef Pllumi./tvklan.al

I ftuar: At Zef Pllumi.