Intervista e Dashamir Shehit para zgjedhjeve lokale të vitit 2000 (Video-Arkiv)

Intervista e Dashamir Shehit para zgjedhjeve lokale të vitit 2000 (Video-Arkiv)

23:00 14/09/2000

Dashamir Shehi, përfaqësues i së Djathës së Bashkuar në në vitin 2000 ka dhënë një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.

Në intervistën e realizuar më datë 14.09.2000, Shehi u shpreh se E Djathta e Bashkuar është një alternativë e re, që sipas tij, po kërkon të thyejë bipolarizmin. Gjithashtu Shehi foli edhe për fushatën e zhvilluar deri në atë periudhë, për të cilën tha se janë manifestime me flamuj e banderola, por pa një plan konkret.

“Tashmë jemi në kohë fushate dhe unë nuk mendoj se kemi qenë aq sa duhet prezentë në televizion, aq sa kolegët e mi. Megjithatë unë e shfrytëzoj mundësinë që më jepet për të parashtruar disa nga idetë e mia për fushatën dhe perispektivën e qytetit tonë. Unë mendoj se pjesa më serioze e fushatës është realisht jashtë ekranit të televizionit dhe shtypit. Shikoj që një pjesë e manifestimeve janë thjeshtë flamuj e banderola, nuk shikoj asgjë reale apo plane konkrete.

"Mediat e kanë ekzagjeruar pak elektoratin shqiptar. Janë vetëm dy alternativa, në një anë Nano, në anën tjetër Berisha zgjidhni dhe merrni kë t’iu pëlqejë. Unë kam bindjen që nuk po bëhet fushatë, nuk po shoh ndonjë program real apo alternativë për qytetin që mund të jetë ofruar seriozisht. Zhurma është shumë e madhe, gjë të cilën unë e shikoj të panevojshme dhe shpenzim i kotë".

"Plus që është edhe një kulturë e keqe që futet në popull. Kam përshtypjen që një pjesë e medias më datë 2 Tetor do të zhgënjehen për sigurinë që kanë pasur për idenë se sa ka njëri apo tjetri. Raporti me të cilin janë mediat sot nuk do të jenë votat me datë 1 Tetor. E Djathta e Bashkuar është një ide e re, një lloj alternative që po kërkon të thyej bipolarizmin”, tha Shehi.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI