Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me gazetaren Oprah Einfrey në të cilën ata u deklaruan rreth përçarjeve në Familjen Mbretërore është nominuar për një çmim ‘Emmy’.

Intervista që bëri bujë e Princit Harry dhe Meghan Marcle për prezantuesen e njohur amerikane Oprah Ëinfrey tërhoqi vëmendjen e botës.

Transmetimi i asaj interviste u nominua për serialin e jashtëzakonshëm special për çmimet Emmy, që do të organizohet në Shtator. Ishte gjatë asaj specialeje dy orëshe, e cila u transmetua në Mars që Harry dhe Meghan folën për mosmbështetjen nga ana e Pallatit Mbretëror para se të hiqnin dorë nga detyrat e tyre dhe të largoheshin nga Britania e Madhe.

Harry dhe Meghan, të cilët mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, vajzën Lilibet Diana muajin e kaluar, tani jetojnë në Kaliforninë e Jugut. 39-vjeçarja Meghan gjithashtu foli me Ëinfrey në lidhje me vështirësitë me shëndetin e saj mendor gjatë kohës së saj në Britaninë e Madhe.

Ceremonia e 73-të e çmimeve Emmy do të zhvillohet më 19 Shtator në teatrin ”Microsoft”, në Los Anxheles, para një audience të kufizuar.

Klan News