Intervista e Fatos Nanos pas vizitës në Bruksel


Intervista e Fatos Nanos pas vizitës në Bruksel

Autori: Blendi Fevziu

23:28 10/02/2005

Pas vizitës në Bruksel, kryeministri Fatos Nano ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Gjatë intervistës Nano u shpreh se Brukseli mbështet vendin tonë dhe është më pranë nesh për shkak të progresit që po bën Shqipëria.

“Mund të them qetësisht se Brukseli është më afër nesh për shkak të progresit që ka bërë Shqipëria dhe për shkak se problemet që ka Shqipëria janë bërë pjesë e natyrshme e një bashkëpunimi me komisionin evropian. Dialogu politik është i frytshëm, flitet hapur edhe për paaftësitë e vendit dhe jo vetëm të qeverisë. Ajo që mbetet prioritare për arritjen e standardeve janë punët e brendshme, funksionimi i institucioneve, reforma e ekonomisë, administrimi publik, funksionimi i drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe legjislacioni që nxit reformat”, tha Nano./tvklan.al




Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:28 10/02/2005