Liri Berisha, drejtuese e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe bashkëshortja e kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Pas vizitës si ambasadore e UNICEF në Afrikën Qendrore, Liri Berisha u shpreh se ishte kthyer me një dhimbje të madhe dhe shije të hidhur.

“Fëmijët atje ushqeheshin me një lloj bime që quhej manjoki, e cila iu shkaktonte sëmundje, por iu shuante urinë. Ky ishte një mision i UNICEF mbarë botëror për luftën kundër tetanosit. Është zgjedhur Afrika Qendrore sepse ka numrin më të madh të vdekshmërisë. Jam zgjedhur ambasadore e UNICEF si mjeke pediatre, përfaqësuese në Shqipëri dhe si drejtuese e një fondacioni qëllimet e së cilit përputhen me ato të UNICEF. Jam kthyer nga atje me një dhimbje të madhe dhe shije të hidhur. Atje kam parë kulmin e mjerimit dhe ka qenë vërtetë shumë e dhimbshme”, Berisha./tvklan.al