Për ish-Kryeministrin Sali Berisha vota e Shqipërisë në OKB, kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytete të Izraelit është akt antikombëtar ndaj aleatit më besnik të shqiptarëve, të cilët ai thotë se kanë luajtur rrol përcaktues në lirinë e kombit shqiptar.

Në një intervistë për Televizion Klan ai thotë se delegacioni i SHBA-ve ka paralajmëruar të gjitha vendet që votuan kundër rezolutës, përfshi edhe Shqipërinë.

Në intervistën e dhënë gazetares Jolldiz Mitro, ish-Kryeministri Berisha flet edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si edhe për ato në Partinë Demokratike.

Intervista e plotë:

Z.Berisha votën e Shqipërisë në OKB kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit ju e keni quajtur një akt të rëndë antikombëtar. Përse ky qëndrim?

Ish-Kryeministri Sali Berisha:

Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet.

Shqipëria mund të ishte vendi i fundit në botë që të votonte për dënimin e Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët kanë patur në çdo moment Shtetet e Bashkuara me një rol përcaktues për lirinë e tyre. Për çdo shqiptar që ndjehet si i tillë,

Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova

, dhe në këtë kontekst ishte fuqia udhëheqëse politike dhe fuqia ajrore e Shteteve të Bashkuara që çliruan Kosovën. Kosova do ishte sot në pushtimin serb ose do ishte ndarë, copëtuar, spastruar ose do ishte një provincë e Serbisë. Ndërhyrjat e Shteteve të Bashkuara për ekzistencën e kombit shqiptar kanë qenë vendimtare. Është një qëndrim kundër Shteteve të Bashkuara. Vota e djeshme, një votë turpi në historinë tonë. Ky ishte një kthim në politikën e vjetër anti-amerikane të klikës komuniste, të klikës hoxhiste. Jeruzalemi de facto është kryeqyteti i Izraelit dhe jam i bindur se do jetë i tillë, për sa kohë do të ekzistojë shteti i Izraelit.

Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi”.

Kur në Nëntor të 2012, z.Berisha, Shqipëria ka abstenuar gjatë votimit në OKB kur Palestina kërkonte të merrte statusin e vëzhguesit. Me cilat shtete i dëmtoi marrëdhëniet kjo votë e Shqipërisë?

Ish-Kryeministri Sali Berisha: “

Shqipëria abstenoi. As që mund të mendoja të votoja pro. Ajo nuk ishte asgjë tjetër

 

vetëm një rezolutë që kërkonte të shmangte Shtetet e Bashkuara nga zgjidhja e problemit. Edhe ai problem pa Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet kurrë. Përkundrazi, pa Shtetet e Bashkuara ai problem mund të çojë drejt një lufte botë

rore. Kryeministri i Turqisë Erdogan, me një insistim të jashtëzakonshëm kërkonte që unë të ndryshoja qëndrim dhe të votoja pro rezolutës së Palestinës, gjë të cilën unë ja bëra të qartë. Shqipëria në çështjet e sigurisë ndjek dhe do të votojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është po kaq e vërtetë dhe për Lindjen e Mesme dhe se Shqipëria nuk mund të bëhet shtojcë e politikës së askujt në Lindjen e Mesme, përveç se të mbështesë politikën e SHBA”.

Seanca plenare e ditës së Hënë kur u zgjodh edhe Kryeprokurori i përkohshëm ishte edhe një ndër më të tensionuarit që ka njohur Parlamenti shqiptar. Ju u ndaluat nga Garda e Republikës që të mbanit fjalën tuaj në podium dhe në prononcimin tuaj për mediat ju thatë se Parlamenti ka vdekur dhe sugjeruat djegien e mandateve të deputetëve. Duket në fakt sikur ky propozimi juaj nuk ka mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetarit Basha. Po nëse ju thoni se Parlamenti ka vdekur, me praninë tuaj në Parlament, a e legjitimoni këtë gjë? Ju do ta digjni mandatin e deputetit apo do t’i bindeni vullnetit të grupit?

Ish-Kryeministri Sali Berisha: 

“Unë jam duke e shqyrtuar këtë problem. Jo nuk kam marrë vendim. Unë po ndjek, ka një debat dhe forcat politike do të diskutojnë dhe po diskutojnë për qëndrimet që do të mbajnë ndaj Parlamentit. Unë e kam dhënë mendimin tim. Nuk janë aspak të detyruara ta marrin për bazë, por nuk jam tërhequr nga mendimi im. Të gjitha ata që njohin alfën e kushtetutave të vendeve të lira. Në parlament u ekzekutua liria e fjalës, dhe kjo jo sepse kjo ju bë një ish- kryeministri, por sepse kjo ndodhi në mënyrë më të paimagjinueshme. Unë kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit  shënoi kërkesë time dhe më dha fjalën, pasi mbaroi parafolësi u ngrita të marr fjalën në përputhej të plotë me procedurën. E di Rama i tmerruar, sepse ai është skizofren dhe mjekohet me kokainë nuk mjekohet me haloperidon, mirëpo mjekimi më kokainë nuk ja zhdukatij  zërat e brendshëm. Dhe atij kushedi ç’farë i thanë zërat, që Sali Berisha po del të të qëllojë dhe unë nuk kisha ndërmend të qëlloja, por të flisja 3 minuta brenda rregullore. Dhe jashtë çdo kopetence ai i bën me shenjë komandanti të rojeve të dalin të më bllokojnë rrugën për në platformë. Për mua që në këtë moment nuk është më Parlament, ka marrë fund”.

PD e ka cilësuar antikushtetuese zgjedhjen e Prokurores së përkohshme të Përgjithshme, por zoti, Basha ka deklaruar se nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ju a e mbështesni këtë vendim?

Ish-Kryeministri Sali Berisha: “T’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese në këto momente është tallje me veten tënde. Gjykata Kushtetuese është një institucion, i cili nuk funksionin si institucion emergjence. Ajo ka të drejtën të marrë kohën e vet që mund të jetë 1  vit, një vit e gjysmë dhe kjo nuk sjell asnjë gjë dhe çdo gjykatës është në një presion të jashtëzakonshëm, Vetting e stër Vetting. Ne parlament vdiq Kushtetuta”.

U bë prej disa mujash që në tryezën e zoti Basha janë dy platforma me ndryshime statusore, ndonëse ju në intervistat tuaj të fundit  keni thënë se po bënin hapa, deri tani ato janë të padukshëm. Pse është kaq e vështirë për t’i thirrur mbështetësit e këtyre platofomave në një takim nga ana e kryetarit të PD, dhe vërtet mendoni se ka nevojë për një vullnet për bashkim?

Unë besoj se ka një vullnet për bashkim. Ritmet tempet mund të ishin më të shpejta dhe hapa të sigurtë janë bërë për bashkim. Vullneti ekziston.

Si mendoni se mund të pritet nga militantët e PD, kjo aleancë re mes PD dhe LSI?

Ish-Kryeministri Sali Berisha:“Unë mendoj se Edi Rama përbën, pas Enver Hoxhës dhe diktatorit Ramiz Alia rrezikun më të madh të këtij kombi. Unë i siguroj shqiptarët se atë që kanë parë dje me votën e pabesë ndaj SHBA është vetëm fillimi, se shumë shpejt do të shohin akte të tjera madhore antikmbëtare nga një njeri apatrid, për të cilin kombi është hiç gjë, para pushtetit të lëkurës së tij personale. Ndaj dhe rrëzimi i tij justifikon çdo aleancë jo vetëm me LSI, por me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar të këtij vendi, me mediat dhe është një emergjencë madhore kombëtare”./tvklan.al