Pyetje: Z.Berisha, ishte premtuar që marrëveshja me Greqinë për kufirin detar do të përmbyllej në muajin Korrik. Por duket se kjo çështje ka kaluar në kalendat greke. Zëra në Athinë, dhe këtu i referohem ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, por edhe zëra brenda mazhorancës, thonë se pengesë për finalizimin e kësaj marrëveshje është Presidenti Ilir Meta. Si e komentoni këtë stepje të kreut të shtetit?

Sali Berisha:

Së pari kjo përbën një padi që qeveria shqiptare, në fakt antishqiptare, i bën institucionit të kreut të shtetit të Shqipërisë për qëndrimet e tij kushtetuese. Fakti që të dy qeveritë bëjnë të njëjtën akuzë, fakton dhe njëherë se kanë një pengesë të cilën duhet ta kapërcejnë për të realizuar marrëveshjen më anti-shqiptare që nga Kostaq Zografi deri tek Edvin Kristaq Rama. Është negociuarnë mënyrë absolute antikushtetuese, që në takimin e parë pala greke i ka deklaruar në tavolinë palës shqiptare se ne nuk njohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Që në këtë moment, çdo negocim i bazuar në mosnjohjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është fund e krye antikushtetues. Pala shqiptare duhet të ngrihej nga tavolina dhe t’i thoshte se negociatat morën fund, ne qëndrojmë me të gjithë qenien tonë prapa vendimit të Gjykatës Kushtetuese. U bë një akt i pashembullt antikushtetues. Me marrëveshjen që pali greke i ka dorëzuar veglave të tyre shqiptarëve në negociata, Shqipëria humbet të paktën 1300 km/2 det, humbet të gjithë pjesën e rezervave të trilionave të naftës dhe të gazit të njohura tashmë botërisht. Punime të brendshme të delegacionit më thonë se këtu ka ardh, pasi në takimin e dytë pala greke është ofruar të bëjmë zgjidhje politike dhe jo tekniko-juridike. Zgjidhja politike që Greqia kalon nga 6 në 12 milje dhe pastaj do t’i japim palës shqiptare disa ranishte dhe ujëra të pavlerë. Pala greke ka të drejtë të kalojë në 12 milje, por jo në proces ndarje. Në proces me Italinë ka qëndruar në 6 milje, me Turqinë 3-6 milje. Nuk ka kaloi në 12 milje gjatë marrëveshjes së parë. Ka një kapitullim të plotë pa kushte të Edvin Kostaq Zografit 2 dhe ditëzi Bushatit që duket se është totalisht në kthetrat e Kotzias.

Pyetje: Z.Berisha, qeveria deri më tani nuk ka bërë transparencë në lidhje me negociatat. A jeni në në dijeni të ndonjë drafti mes palëve dhe çfarë ndryshon nga vija e marrëveshjes të arritur nga qeveria juaj në 2009?

Sali Berisha:

Jam në dijeni plotësisht, s’ka draft, s’kanë dorëzuar dot gjë këta. Këta kanë dorëzuar diçka që u ka servirur pala greke nëpërmjet skapit dhe agentit të famshëm Meçollari. Drafti është tërësisht marrëveshje e palës greke. E deklaruar publikisht nga ata në tavolinë që kjo është një zgjidhje politiko-juridike. Nuk ka zgjidhje politike në çështjen e detit, është zgjidhje juridike, duhet të bazohet në traktatin e detit në të drejtën ndërkombëtare. Përveç të tjerash, pala greke ka deklaruar nuk njohim ligjin e kufirit që keni miratuar në vitin 2016. Edhe kjo është një poshtërim për qeverinë shqiptare.

Pyetje: Në më shumë se 5 vite qeverisje, Kryeministri Rama nuk e ka vizituar asnjëherë Athinën. Ndërkohë që pretendon se do të arrijë një marrëveshje historike që mund të zgjidhë problemet me fqinjin tonë jugor. Si e shikoni sot marrëdhënien mes Tiranës zyrtare dhe Athinës zyrtare?

Sali Berisha:

Janë marrëdhënie vasaliteti të turpshme dhe marrëdhënie të cilat nuk mund të kenë as perspektivë dhe as të ardhme. Edi Rama u soll në mënyrën më të padenjë me fqinjin tonë jugor sapo erdhi në pushtet. Por pastaj kur ata i nxorrën letrat, nga të parat tek Balili, Edi Rama u mori përsipër dorëzimin e mijëra kilometrave det dhe të zonave ekonomike, të zonave të naftës dhe të gazit në detin Jon. Por edhe qeveria greke nuk duhet të mbjellë farë konflikti. Ekzistojnë të gjithë potencialet për të përmirësuar marrëdhëniet njëra me tjetrën dhe të arrihet në marrëdhënie shumë të mira miqësore. Kapja e paketës e tërë ose asgjë është një marrëzi e Kotzias, e diplomacisë greke dhe një idiotësi e pafalshme e qeverisë shqiptare dhe diplomacisë shqiptare.  /tvklan.al