Emisioni “Opinion” solli mbrëmjen e sotme intervistën me gazetarin dhe shkrimtarin britanik Misha Glenny. I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu për kohën se kur e vizitoi për herë të parë Shqipërinë, Glenny fillimisht u shpreh: Shqipërinë e kam vizituar në maj të vitit 1990, ndryshimet nuk kishin ndodhur akoma, por atë muaj unë punoja për BBC. Kam bërë disa intervista të rëndësishme me pjesën më të madhe të udhëheqjes, si me Sali Berishën, Gramoz Pashkon, Fatos Nanon apo Ismail Kadarenë. Ata të gjithë akoma tregonin shumë kujdes sepse komunizmi nuk ishte rrëzuar plotësisht, por për herë të parë po dëgjonim zëra kritikë./tvklan.al