Gazetarja interviston qytetarë të ndryshëm për lirimin e Zanit.

Gazetarja: Zani sipas jush është liruar me të drejtë apo jo?

Qytetari: Me të drejtë, përderisa gjyqi i dha pafajësinë pse duhet ne ta akuzojmë personin në fjalë, Zanin ose një tjetër.

Qytetari: Deri diku e padrejtë. Për krimet që njihen që janë shkaktuar në Vlorë është diçka.

Qytetari: As s’kam idenë fare se çfarë bëhet.

Qytetari: Unë them që më mirë që e di populli i Vlorës se atje e ka bërë gjithçka, edhe ata duhet t’a japin këtë mendim.

Qytetari: Unë mendoj se përderisa gjithë dëshmitarët akuzuan në favor të tij ata diçka dinë. Ata që s’u paraqitën domethënë se s’kanë qënë të ndërgjegjshëm për atë që kanë deponuar më para.

Qytetari: Lirimi i Zanit është shumë i drejtë dhe është njeri shumë i pastër dhe njeri shumë i ndërgjegjshëm.

Qytetari: E kanë liruar pa të drejtë. Se e quajtën kriminel një herë. Pastaj e liruan nuk e di pse. Ku di unë ka qejf shteti ta lirojë. Ka dëshirë shteti.

Gazetarja: Mendoni se shteti është i korruptuar?

Qytetari: Ka mundësi shumë.

Gazetarja: Mendoni se do ketë pasoja lirimi i tij?

Qytetari: Them se nuk e di besoj se po. Po Zani duhet për një imazh tjetër kushedi./tvklan.al

Gazetare : Eni Vasili