Arkiva Lajme – Tv klan 1999

Intervista me krerët e partive politike në Shqipëri, për postet ministrore në kabinetin Meta.

Preç Zogaj, deputet i PAD:- “Aleancës Demokratike i është ofruar karrigia e Ministrit të Transporteve dhe karrigia e një Ministri të Shtetit pranë Kryeministrit që do të mbulojë disa çështje speciale që kanë të bëjnë me komisionet ad-hoc pranë Qeverisë për luftën kundër korrupsionit, për reformën në administratë dhe disa çështje të tjera të planifikuara ose që do të duhet të planifikohen. Nuk kemi biseduar për emra akoma, kemi biseduar vetëm për këto dy karrige”.

Vasil Melo, Kryetari i PBDNJ:- “Ruajmë përsëri Ministrinë e Shëndetësisë me Ministrin Leonard Solis dhe do të bisedojmë dhe për probleme të tjera që do lindin meqe disa ministri nuk do të ekzistojnë më, mund të krijohen disa komitete në vend të tyre dhe për ato do të bisedojmë, mund të kemi edhe neve ndonjë nga keto. Por siç është ajo e legjislacionit por edhe e informacionit ndoshta, nga 19 ministri do ketë 17 ministri. Kështu që hapësirat janë zvogëluar, kështu që ishte e tepërt të kërkojë diçka më shumë. Edhe neve nuk donim të krijonim probleme, asnjëherë s’kemi krijuar probleme, asnjëherë nuk kemi dashur të grindemi për një post më shumë ose më pak”.

Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Ne nuk mund, e pranojmë, s’ka absolutisht ndonjë gjë, a e lehteson punën në drejtimin e njëministrie të stërmadhe dhe kështu që dhe rezultati do jetë më i lehtë per t’u arritur. Ne të transportit, meqenese ti je më i ndjeshëm ndaj transportit”.

Gazetarja:- Ke te rikthyer në strukturat e ekzekutivit shqiptar, si zoti Islami?

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Me falni unë nuk jam këtu për të përqafuar ose jo përqafuar ndonjë emër, por po ju them që do bëhen të gjitha ndryshimet e domosdoshme që sigurojnë plotesimin e gjitha këtyre parametrave që përmendet”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame