Intesa Sanpaolo Bank Albania njofton emërimin e Drejtorit të ri Ekzekutiv z. Alessandro D’Oria


Intesa Sanpaolo Bank Albania njofton emërimin e Drejtorit të ri Ekzekutiv z. Alessandro D’Oria

17:52 09/09/2021

Tiranë, 9 Shtator 2021 Intesa Sanpaolo Bank Albania ka kënaqësinë të njoftojë se, z. Alessandro D’Oria është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, duke filluar nga data 30 gusht 2021. Ky emërim u miratua në Mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Intesa Sanpaolo Bank Albania të organizuar më 20 prill 2021 dhe Banka e Shqipërisë më 30 gusht 2021. 

DPE i ri, z. Alessandro D’Oria, do të vazhdojë punën e z. Silvio Pedrazzi, i cili ka vendosur të dalë në pension pas tetë vitesh në krye të Bankës. Nën drejtimin e z. Silvio Pedrazzi, janë shënuar arritje të rëndësishme të cilat kanë konsoliduar më tej pozicionin e Bankës në vendin e katërt për sa i përket sektorit bankar vendas.

Përvoja dhe ekspertiza e gjatë e z. Alessandro D’Oria në sektorin bankar italian, në një treg financiar shumë konkurrues dhe kompleks do të sjellë një rritje të mëtejshme të performancës së Intesa Sanpaolo Bank Albania gjatë viteve të ardhshme.  Z. Alessandro D’Oria u shpreh – “Ndihem shumë krenar dhe i nderuar njëkohësisht për këtë mundësi të re. Jam i bindur se Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vijojë të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit në të gjitha segmentet, duke përfituar nga pozicioni i mirë dhe i fortë që gëzojmë në treg falë kapitalit, likuiditetit dhe cilësisë së kredisë.”  

DPE i ri i Intesa Sanpaolo Bank Albania vjen nga një përvojë e gjatë dhe e suksesshme në sektorin bankar. Ai ka qenë pjesë e Bankës Intesa, para bashkimit të saj me Sanpaolo IMI për të krijuar grupin Intesa Sanpaolo. Gjatë viteve 1987-1996, z. Alessandro D’Oria mbante postet e Menaxherit të Marrëdhënieve me Klientin dhe Menaxherit të Degës në rajonin e Pulias, ndërsa nga 1997 deri në 2010 ai ka mbajtur përgjegjësinë e Menaxherit të Segmentit të Individëve në disa rajone italiane për grupin Intesa Sanpaolo. Gjatë periudhës 2011-2014, z. Alessandro D’Oria u emërua Drejtor i zonës së Pulias në Divizionin “Banca dei Territori” të Intesa Sanpaolo. Ndërkohë, në të njëjtën kohë ai mbante postet e Kryetarit të Komisionit Rajonal të Shoqatës së Bankave Italiane (SHBI) për Pulian dhe ishte Anëtar i Dhomës së Tregtisë të Pulias për sektorët e Kredisë dhe Siguracioneve. Gjatë periudhës 2015-2016, ai u emërua, gjithmonë brenda Divizionit të “Banca dei Territori”, si Drejtor i Rajonit të Milanos dhe Provincave rreth – një nga shtatë rajonet e Rrjetit të Bankës Intesa Sanpaolo në Itali – dhe Nënkryetar i Komisionit Rajonal të Shoqatës Italiane të Bankave (SHIA) për Lombardinë.

Më tej, brenda Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të grupit Intesa Sanpaolo, z. Alessandro D’Oria qëndroi në pozicionin e Drejtuesit të Nën-Departamentit të Shitjes për Individë nga 2017 në 2019 ndërsa në fillim të vitit 2020, ai u emërua si Drejtues i Departamentit të Individëve dhe të Menaxhimit të Klientëve me të ardhura të larta. Z. Alessandro D’Oria aktualisht mban pozicionin e Anëtarit të Bordit Jo-Ekzekutiv, Kryetarit të Komitetit të Riskut dhe Komitetit të Auditimit të anëtarëve në Bankën e Aleksandrisë, filial i grupit Intesa Sanpaolo në Egjipt.

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është Banka kryesore në Itali dhe një nga bankat më të dëndrueshme dhe më fitimprurëse në Evropë. Ajo ofron shërbime tregtare, investime për korporatat, menaxhim të aseteve dhe shërbime të sigurimit. Grupi Intesa Sanpaolo ka afërsisht 14.7 milion klientë në Itali të cilët ndihmohen përmes dy kanaleve; dixhitale dhe tradicionale. Bankat filiale ndërkombëtare të Grupit shërbejnë 7.1 milion klientë që përbëhen nga filialet që operojnë në bankat tregtare në 12 vende në Evropën Qendrore Lindore dhe zonat e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe një rrjet ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve të korporatave në 26 vende. Intesa Sanpaolo konsiderohet si një nga bankat më të qëndrueshme në botë. Për Grupin, krijimi i vlerës do të thotë të jesh nxitës i rritjes, për të mirën e shoqërisë dhe ekonomisë. Duke pasur parasysh shqetësimet mjedisore, Grupi ka krijuar një fond prej 6 miliardë eurosh për ekonominë qarkulluese. Intesa Sanpaolo mbështet përfshirjen kryesore ekonomike dhe projektet e uljes së varfërisë, duke përfshirë një fond ndikimi prej 1.5 miliardë eurosh për kreditë në dispozicion të grupeve shoqërore që luftojnë për të patur akses në kredi. Intesa Sanpaolo ka një nivel të lartë të përfshirjes në iniciativa kulturore, të organizuara nga Banka ose në bashkëpunim me subjekte të tjera në Itali dhe më gjerë. Këto përfshijnë ekspozita të përhershme dhe të përkohshme që tregojnë trashëgiminë mbresëlënëse artistike të Bankës në Gallerie d’Italia, muzetë e Grupit të vendosura në Milano, Napoli, Vicenza dhe së shpejti Torino.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionarëve, një ndjenjë e përkatësisë nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme të forcojmë kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë.

Faqja zyrtare: www.intesasanpaolobank.al






Të ngjashme