Miriman Llukova, punonjës në një kompani private, tregoi për emisionin “Stop” se u përball me një situatë absurde kur vendosi të marrë overdraft. Por në bankë i thanë se është në listën e zezë të bankës “Intesa Sanpaolo”, edhe pse ai kurrë nuk kishte marrë kredi dhe nuk kishte asnjë borxh.

“Shkova në muajin Nëntor të vitit 2017 për të aplikuar për një overdraft për pushime. Më thonë që emri im është në listën e kredive të këqija, ndaj nuk kualifikohesh për këtë overdraft”,

shpjegoi denoncuesi.

Pasi shumë sorollatjesh për të mësuar se përse kishte ndodhur kjo gjë, i thanë se nuk e dinin pse ishte futur në listën e zezë, por emri mund t’i hiqej pas 10 ose 20 vjetëve.

“Unë kërkoj nga emisioni ‘Stop” që të ndërhyni në instancat më të larta të Bankës së Shqipërisë apo të Intesa Paolos për gabimet që bëjnë.  Ndoshta nuk jam i vetëm, por unë nuk dua që emri im të figurojë në listën e kreditorëve të këqinj në Shqipëri”,

u shpreh Miriman Llukova.

Ai shfaqi edhe nëpërmjet kamerës së fshehtë të emisionit “Stop” përgjigjen …

Qytetari – Më keni futur në black listë dhe kjo për disa vite.

Punonjësja e bankës –

Më jep një emër babai?

Qytetari – Llukovi.

Punonjësja e bankës –

Babai?

Qytetari – Haki.

Punonjësja e bankës

Çdo gjë këtu nga ne është e mbyllur që në 2011.

Qytetari – Unë vazhdoj në black listë akoma? Sot e kësaj dite, shkova tek banka ime për të marrë overdraft, për të aplikuar dhe më thanë: Ti ke marrë tek Intesa Sanpaolo, je në në black listë. Nuk mund të…

Menaxheri i bankës –

Black listë ëë?

Qytetari – Po! Në listën e zezë.

Menaxheri i bankës –

Jo mo, ça black liste?! Ti, që po më thu mua që emri jot është tek black lista është që ne kemi raportu që kredia jote nuk është pagujt në rregull.

Qytetari – Dhe kjo, përse?

Menaxheri i bankës

Këtë përse nuk di të ta them, se nuk eee…

Qytetari – Nuk mund të ma thuash, se nuk di të ta them. Je menaxher i bankës.

Menaxheri i bankës –

Po realisht, nuk di të ta them kush është arsyeja.

Qytetari – Je ai, që unë të kam besuar lekët e mia.

Menaxheri i bankës

Ne me ca shofim nga lëvizja e llogarisë, shofim që ti e ke paguar overdrafin në rregull. Komisione të papaguara ke pas?

Qytetari – Anjëherë! Ti shikoje, s’ke pse më pyet mua. E ke sistemin tënd. Si ka mundësi? Unë kam 7 vjet, emri im në black listë dhe unë nuk e di këtë? S’e kuptoj! Ti më ke njoftuar me email, më ke bërë një telefonatë? Unë kam 15 vjet pa e ndërruar këtë numër telefoni që kam. Ndërkohë që emri im figuron 6 vjet.

Menaxheri i bankës

Ti nuk je kreditor i keq në sistem.

Qytetari – Atëherë, pse emrin ma ke cuar atje?

Menaxheri i bankës –

Mund të jetë ndonjë lapsus, naj gjo. Nga sistemi, që shofim është që… tashi ka dy mënyra: o është lapsus nga banka Intesa ose lapsus nga Banka e Shqipërisë. Këtu del që nuk ke kredi. Se mund të dali që ke dhe kredi këtu më kupton ee…?

Qyetari – Bëhet edhe kjo ëë?

Menaxheri i bankës –

Bëhet edhe kjo. Pavarsisht që ti s’ke mund të dali që ti ke kredi, po themi dhe del.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua bankës Intesa Sanpaolo dhe Bankës së Shqipërisë për të pyetur se përse ndodhej në listën e zezë Miriman Llukova. Në përgjigjet e tyre zyrtare thuhej se sipas ligjit nuk mund të japin të dhënat e klientit.

Qytetari –Tani jam clear apo s’jam clear?

Punonjësja –

E pamë neve, ishte në rregull. Të kam thënë që je në rregull. Je Ok! 

Pra falë këmbënguljes së emisionit “Stop” Miriman Llukova u çlirua nga ky problem dhe mund të marrë overdraft ose kredi kur të ketë nevojë./

tvklan.al