Intesifikohen protestat në Iran


Intesifikohen protestat në Iran

11:13 03/10/2022

Policia iraniane u përlesh me studentët të cilët mbeten të bllokuar në parkun e makinave të kampusit

Policia iraniane u përlesh me studentët në një nga universitetet më prestigjioze të vendit sipas raportimeve të mediave shtetërore.

Në videot e postuara në mediat sociale tregojnë sesi studentët vrapojnë dhe përleshen me forcat e sigurisë një tjetër shtypjeje vdekjeprurëse të protestave mbarëkombëtare që u ndezën nga vdekja në paraburgim të një grua e re e cila nuk kishte vendosur në mënyrën e duhur hixhabin.

Protestat antiqeveritare, të cilat filluan në funeralin e 22-vjeçares Mahsa Amini më 17 shtator në qytetin kurd të Saqez, janë shndërruar në shfaqjen më të madhe të kundërshtimit ndaj autoriteteve të Iranit në vite, ku shumë prej njerzve që bëjnë thirrje për fundin e më shumë se katër dekada të sundimit klerik islamik.

Raportet thonë se një numër i madh studentësh në universitetin Sharif në Teheran janë bllokuar në parkun e makinave të kampusit. Një nga videot tregoi forcat e sigurisë përdorën  gaz lotsjellës për të dëbuar studentët nga kampusi  si dhe filluan të qëllonin me armë drejt universitetit. Studentët protestuan në shumë universitete dhe demonstrata u mbajtën në disa qytete si Teheran, Yazd, Kermanshah me pjesëmarrësit që brohorisnin “pavarësi, liri, vdekje Khamenei”.

Irani Human Rights, në një deklaratë ka bërë të ditur se 133 njerëz janë vrarë në të gjithë Iranin”, duke përfshirë më shumë se 40 njerëz që humbën jetën në përleshjet javën e kaluar në Zahedan.  Udhëheqësi suprem i autoritetit më të lartë të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei nuk ka komentuar protestat mbarëkombëtare, të cilat janë përhapur në 31 provincat e Iranit, me të gjitha shtresat e shoqërisë, duke përfshirë pakicat etnike dhe fetare që kanë marrë pjesë në protesta. Demostrata u mbajtën edhe në Zvicër ku policia zvicerane përdori plumba gome gjatë një proteste pranë Ambasadës së Iranit në Bern, pasi dy persona kaluan rrethojat e Ambasadës dhe hoqën flamurin Iranin që po valëvitej.

Klan News












Të ngjashme