INUK durresGjykata Kushtetuese e quajti të paligjshëm  vendimin e  qeverisë per unifikimin e komptencave  të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, por ky vendim nuk e ka penguar këtë të fundit të ndërmarrë një tjetër aksion për prishjen e disa ndërtimeve në Shkozet të Durrësit.

Fadromat e INUK kanë shembur fillimisht një ndërtesë katër katëshe.  Prishja e  16 objekteve të tjera, tetë prej të cilave shtëpi banimi, sipas inspektorëve bëhet për zgjerimin e rrugës dhe vazhdimin e punimeve në bypass-in e Durrësit. Panorët të cilët u janë shembur shtëpitë thonë se nuk janë njoftuar për këtë aksion të Inspektoriarit Ndërtimor.

Jashtë kamerave inspektor të INUK-ut thanë se objektet e shembura, për të cilat disponohet dokumentacioni i duhur, do të shpronësohen.