Një asistente e re e prodhimit të filmave, mendoi se ajo kishte prekur punën e ëndrrave të saj, kur në verën e vitit 2015 filloi punë në “Going In Style”, një komedi që kishte aktorë kryesor Morgan Freeman, Michael Caine dhe Alan Arkin.

Por puna u kthye menjëherë në disa muaj ngacmimi seksuale, tha ajo për CNN. Ajo pretendon se Freeman e prekte atë rregullisht pa dëshirën e saj dhe bënte komente rreth pamjes dhe veshjeve të saj çdo ditë. Freeman do ta prekte atë në pjesëm e poshtme të kurrizit dhe ta ledhatonte atë.

Gjatë një incidenti, tha ajo, Freeman

“vazhdoi të përpiqej të ngrinte fundin tim dhe të pyeste nëse kam veshur të brendshme. Ai kurrë nuk e ngriti fundin”

, tha ajo. Ai do ta prekte, ajo do largohej, ai do të tentonte sërish.

“Më në fund”,

tha ajo,

“Alan Arkin i kërkoi atij të ndalonte. Morgan u trondit dhe nuk dinte ç’të thoshte”.

Sjellja e supozuar e papërshtatshme e Freeman nuk u kufizua vetëm në atë film, sipas burimeve të tjera që folën për CNN. Një grua që ishte anëtare e stafit në filmin “Now you see me” në vitin 2012, tha për CNN se Freeman e kishte ngacmuar seksualisht atë dhe asistenten e saj në shumë raste duke bërë komente rreth trupave të tyre.

“Ai bënte komente rreth trupave tanë…ne e dinim që nëse ai do të vinte duhej të mos vishnim bluza që tregonin gjoksin, ose funde që nxirrnin në pah këmbët, që do të thotë nuk duhej të vishnim rroba që rrinin të puthitura…”

, tha ajo.

Në moshën 80-vjeçare, Freeman është një nga yjet më të mëdhenjt të Hollivudit, me një karrierë filmash që përfshin gati pesë dekada. Rolet e tij kryesore në filmat si “Driving Miss Daisy” dhe “Shawshank Redemption” në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990 e shndërroi atë në një aktor shumë të dashur. Ai fitoi një Oskar për aktorin më të mirë mbështetës për “Million Dollar Baby” të vitit 2004 dhe ka fituar katër nominime për Oscar.

Gjithsej, 16 persona folën për CNN në lidhje me Freeman si pjesë e këtij hetimi, 8 nga të cilët thanë se ishin viktima të asaj që disa e quajtën ngacmim dhe të tjerë sjellje të papërshtatshme nga Freeman. Të 16-të personat e përshkruajtën si të papërshtatshme sjelljen e Freeman gjatë xhirimeve dhe në kompaninë e tij të prodhimit të filmave

Revelations Entertainment

.

Nga këta 16 persona, shtatë prej tyre e përshkruajtën mjedisin në

Revelations Entertainment

si të papërshtatshëm, kur femrat ngacmoheshin seksualisht nga Freeman.

CNN kontaktoi dhjetëra persona që punonin për ose me Freeman. Disa vlerësuan Freeman, duke thënë se ata kurrë nuk kanë vënë re ndonjë sjellje të dyshimtë dhe se ai ishte një profesionist i vërtetë.

Disa herë të tjera gjatë këtij hetimi kur një gazetar i CNN-së kontaktoi një person që kishte punuar me Freeman për ta pyetur nëse kishin para ndonjë sjellje të pahijshme nga ndonjë aktor, personi menjëherë do t’u thoshte atyre se e dinte saktësisht se kë kishte në mendje gazetari: Morgan Freeman. Disa prej këtyre personave ishin burime të këtij hetimi dhe disa të tjerë refuzuan të komentonin.

Freeman dhe Lori McCreary themeluan

Revelations Entertainment

në vitin 1996.

Kompania mori lavdërime për një sërë filmash rreth fesë, aparteidit, astronomisë dhe kërkimeve rreth qelizave staminale. Revelations gjithashtu prodhoi filmin “Along Came a Spider” dhe “Madam Secretary”, ku në të dyja shpaloset fuqia e femrës.

Por ish anëtarët e stafit të cilët kanë folur me CNN thonë se pas fasadës së një axhende progresive dhe artistike të dy themeluesit e kompanisë krijuan atë që mund të quhet një mjedis “toksik”. Gjashtë ish anëtarë të stafit thanë se ishin dëshmitarë të sjelljes së dyshimtë të Freeman ndaj grave dhe njëri tha se kishte parë Freeman të prekte një grua pa dëshirën e saj.

Asistentja e përmendur në fillim të kësaj historie, e cila ka punuar në “Going In Style”, tha se ajo ishte rreth 20 vjeç, kur Freeman atëherë 78 vjeç, e ngacmonte atë. Ajo tha se kjo eksperience bëri që ajo të hiqte dorë nga industria e filmave.

Fiksimi i supozuar i Freeman për mënyrën se si gratë visheshin u bënë të dukshme kur ai nisi promovimin e filmave të tij, siç ishte mënyra se si ai i vështronte femrat nga koka te këmbët dhe bënte komente me konotacion seksual rreth tyre.

Një gazetare e cila është anëtare e Shoqatës së Shtypit të Jashtëm të Hollivudit tha se Freeman bëri komente rreth këmbëve të saj. Ajo tha se fama dhe fuqia e Freeman e bëjnë atë që viktimat e tij të ngacmimeve seksuale të mos flasin.

“Unë thjesht po mundohesha të bëja punën time dhe këtë episod e kisha fshirë nga kujtesa

”, tha gazetarja e cila nuk dëshironte të identifikohej pasi kështu mund të humbiste mundësinë të intervistonte të famshëm të tjerë.

Ju nuk mund të flisni rreth kësaj sepse e para, ai është i famshëm, ai është në ekran dhe ju e doni punën tuaj”

Morgan Freeman ka kërkuar falje publikisht për femrat që mund t’i ketë bërë të ndihen “jo rehat”, pas raportit të CNN.

Kushdo që më njeh ose që ka punuar me mua e di se unë nuk do të ofendoja ose të bëja dikë të ndihej keq me dashje”,

tha Freeman në një deklaratë.

“Kërkoj falje për këdo që mund të jetë ndjerë jo rehat ose i fyer, nuk ka qenë ky qëllimi im”.

/tvklan.al