Paratë në sektorin e shëndetësisë duket se kanë shkuar më shumë për tendera dhe Partneritet Publik-Privat, sesa për këtë shërbim në thelb.

Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon tenderin e mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore në QSUT. Shërbimi i mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore në QSUT bëhej prej 20 vitesh nga 6 kompani të specializuara, secila duke u kujdesur për pajisjet e veta.

Tenderi për mirëmbajtjen u hap më 6 Shkurt 2020, por emisioni “Stop” ka dyshime se fituesi është paracaktuar.

Sipas investigimit të “Stop”, janë disa kritere që nxjerrin zbuluar Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUT-në.

Së pari kompania fituese duhet të ketë 30 inxhinierë teknikë të deklaruar në shtet. Dy kriteret e tjera tregojnë sesi u parapërcaktua fituesi.

Kompania fituese duhet të ketë në magazinë të gjitha markat e pajisjeve të mirëmbajtjes. Kriteri tjetër i jep të drejtë kompanisë fituese të përdorë edhe pajisjet e përdorura, gjë që skualifikon 6 kompanitë e tjera, pasi ato nuk shesin pjesë të përdorura. /tvklan.al