Në Shkodër po ndërhyhet për vënien e plotë në punë të kolektorit në qendër të qytetit. Investimi është me rëndësi për të shmangur përmbytjet në ditët që ka reshje.
“Ne kemi patur shpresë që pas reshjeve të shumta që ndodh, kjo pjesë është një pjesë që përmbytet më shumë se zonat e tjera në ujë dhe ky investim që po bëhet ky fenomen nuk ka për të ndodhur më dhe shpresoj që të zgjidhjet njëherë e përgjithmonë”, tha kryeinxhinieri Lazër Pema.
Puna nga autoritetet nuk është e lehtë.
“Ka qenë shqetësuese për të vetmen arsye sepse për ta menaxhuar në kohë ajo ka dashur kohë të menaxhohet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Angazhimi i fuqisë punëtore ka qenë shumë i madh, por qëllimi është që të kryejë funksionin që duhet të kryejë dhe uji të mos ketë grumbullime në atë sasi që ka qenë më para”, tha Pema.
Ndërhyrja po bëhet nga ujësjellës kanalizimet në Shkodër dhe bashkia e qytetit.
Klan News