Rriten me 7.3% krahasuar me një vit më parë

Pavarësisht përfundimit të dy veprave madhore në investime, gazsjellësit TAP dhe hidrocentralit të Devollit, investimet e huaja direkte kanë kapur nivelin më të lartë historik gjatë 9 muajve të këtij viti.

Sipas Statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet direkte nga jashtë arritën në 810 milion euro për periudhën nga janari deri në shtator, duke u rritur me 7.3% më shumë se në 2018-n.

Gjatë këtij viti sektorët që kanë udhëhequr investimet e huaja mbeten sërish energjia elektrike dhe gazi, por ato kanë ulur fluksin e investimeve krahasuar me një vit më parë.

Rritje të ndjeshme kanë pësuar aktivitetet financiare dhe ato të sigurimit dhe aktivitetet profesionale dhe teknike. Sipas të dhënave zyrtare, interes në rritje kanë shfaqur edhe investitorët në fushën e industrisë së automjeteve, çka ka bërë që qeveria të ndërmarrë nismën për uljen e tatimit mbi fitimin në këtë sektor.

Në 3 mujorin e 3-të të këtij investimet direkte arritën në 272 milion euro, 3 milion më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritja e investimeve direkte rrëzoi edhe parashikimet e Bankës Botërore për një tkurrje të tyre gjatë këtij viti për shkak të fundit të fazës së investimeve në dy hecet Banjë dhe Moglicë dhe ndërtimin e rrugëve të gazsjellësit Transadriatik.

Tv Klan