Investimet e huaja direkte kanë arritur të vendosin një rekord të ri në fund të vitit 2018. Vlera e kapitalit të investuar nga kompanitë e huaja në vendin tonë kapi shifrën 1 miliardë e 22 milionë Euro. Fluksi i investimeve direkte nga jashtë është rritur me 123 milionë Euro krahasuar me 2017-n.

Investimet në fushën e energjisë dhe gazit dominojnë portofolin e kapitalit të ardhur nga jashtë, për shkak edhe të kulmimit të investimeve nga kompanitë, të cilët po përfundojnë ndërtimin: Devolli Hydro Power në hidroenergji dhe Trans Adriatic në ndërtimin e gazsjellësit.

Në vitet e fundit është Zvicra ajo që dominon vlerën më të madhe të investimeve nga jashtë, për shkak të investimeve në gazsjellës, e pasuar nga Greqia dhe Holanda.

Sektori i bujqësisë, arsimi dhe shërbimet në fushën e hotelerisë vazhdojnë të mbeten degët më të papëlqyera për investitorët e huaj. Në fund të 2018-ës nuk u regjistrua asnjë investim nga jashtë në këto fusha.

Tv Klan