Investimet e huaja rekord, shkojnë 1.085 miliard euro

Investimet e huaja rekord, shkojnë 1.085 miliard euro

19:28 25/03/2020

Rriten me 63 milion € nga viti 2018

Investimet e huaja direkte kanë shënuar nivelin më të lartë historik në fund të vitit 2019-ë, pavarësisht efekteve që dha tërmeti i 26 nëntorit në ekonominë tonë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet nga jashtë për vitin e shkuar arritën në 1 miliard e 85 milion euro, ndërsa për tremujorin e fundit të vitit, rezultuan 275 milion euro.

Investimet janë rritur nga viti në vit me 63 milion euro, duke kapur një rritje vjetore 6%.

Ky është një lajm i mirë që vjen në kulmin e krizës që ka Shqipëria dhe shumë vende të botës për shkak të përhapjes së pandemisë të Covid-19, situatë e cila sjell vështirësi në shumë aktivitete ekonomike dhe tkurr buxhetin e kompanive për të investuar.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Investimeve të Huaja, aktualisht është duke u biseduar me  kompani të huaja të cilat kanë shprehur interes për të ardhur në Shqipëri për prodhimin e pjesëve automobilistike dhe të hoteleri – turizmit.

Rritja e investimeve direkte rrëzoi edhe parashikimet e Bankës Botërore për një tkurrje të tyre për shkak të fundit të fazës së investimeve në dy hecet Banjë dhe Moglicë dhe ndërtimin e rrugëve të gazsjellësit Transadriatik.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi