Rama sheh nga afër ecurinë e punimeve

Pas QSUT, edhe Spitalin Rajonal i Vlorës ofron tashmë falas shërbimin për vendosjen e lentes, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari, 700 dollarë. Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër investimet e bëra deri më tani në këtë spital.

Lehtësira janë krijuar edhe për trajtimin e sëmundjeve tumorale, ku është bërë riorganizimi i shërbimit që do të ofrohet në repartin e kimioterapisë, pa qenë nevoja që pacientët të vijnë më në Tiranë. Investimet në qytetin e Vlorës kanë prekur edhe nevojat e studentëve të Universitetit “Ismail Qemali”, të cilëve kanë nga kjo e premte një konvikt të ri.

Pas mobilimit të tij, Kryeministri ka bërë me dije se e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për studentët në qytetin e Korçës dhe Shkodrës. Nuk kanë munguar nga Kryeministri as porositë për Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli. Pjesë e inspektimeve të Kryeministrit ishte edhe bulevardi “Ismail Qemali”, ku ka nisur meremetimi i fasadave të vjetra.

Tv Klan