Në datat 26, 28 Shkurt dhe 2 Mars

Në kuadër të investimit nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, në rrjetin 110kV Rrashbull-Sallmone (Sukth), Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, si masë sigurie, duhet të stakojë energjinë elektrike në disa zona, njësi administrative të Durrësit.

Referuar kërkesës së OST, energjia do të stakohet nga ora 08:00 deri në orën 15:00, datat 26 dhe 28 Shkurt, si dhe më 2 Mars 2020.

Zonat e prekura nga ky stakim dhe këto data, janë: Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjja e Stallave), “4 Rrugët”, bizneset përgjatë autostradës Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura dhe Shën Vlash.

Datat 28 shkurt dhe 2 mars, ora ‪08:00 deri në 15:00, ‬pa energji në Rrethin Shijak / “Kompleksi Gjoka”./tvklan.al