Investimet publike, shpenzohet më pak se gjysma e fondeve

Investimet publike, shpenzohet më pak se gjysma e fondeve

15:55 17/09/2019

Mbeten pa financim 500 mln USD projekte

Në 8 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka shpenzuar më pak se gjysmën e parave të destinuara për vepra publike.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, nga 900 milionë Dollarë që i janë ngarkuar institucioneve për të shpenzuar për investime për komunitetin, vetëm 42% e tyre janë dhënë për projektet që lidhen me investimet.

Ecuria e investimeve publike, kur kanë kaluar 8 muaj të vitit 2019,  rezulton të jetë me rënie negative krahasuar me një vit më parë në masën 3.8%.

Deri tani për vepra publike janë shpenzuar 380 milionë Dollarë, ndërsa deri në fund të vitit duhet të financohen 500 milionë të tjera në mënyrë që fondet të mos digjen.

Ecurinë më të ulët të realizimit e kanë fondet me financim të huaj, por edhe fondet e brendshme kanë perfomuar ulët, ku institucionet shtetërore kanë arritur që të shpenzojnë vetëm 260 milionë Dollarë nga 560 milionë në total.

Zëri i shpenzimeve kapitale është një nga më të rëndësishmit në buxhetin e shtetit pasi lidhet me shpenzimet e qeverisë për vepra publike, kryesisht në rrugë, energji, ndërtimin e shkollave dhe punëve të tjera për komunitietin e që përkthehet më shpejt në rritje të punësimit dhe të ekonomisë së vendit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT