Qeveria do të nisë rishikimin e 4 ligjeve bazë të cilat zhvillojnë sektorin e investimeve strategjike në Shqipëri. Ndryshimet do të reflektohet në ligjin e zonave të lira ekonomike, atë të partneritetit publik – privat, ligjit të turizmit dhe atij të investimeve strategjike.

Gjatë një mbledhje jashtë radhe të Këshillit të Investimeve, ministri Arben Ahmetaj tha se synimi është që të ketë një barazi mes statusit të veçantë që marrin si investitorët e huaj edhe ata shqiptarë.

Si i ftuar i veçantë në këtë takim, zv/presidenti i BERZH Alain Pilloux tha se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat në çështjet e pronësisë së tokës dhe të shërbimit të administratës publike.

“Realizoni reformat, jeni në rrugë e duhur, por duhet të vazhdoni rritjen e shërbimeve publike që ofron administrate, çështjet e pronësisë. Vazhdoni punën dhe investimet në infrastrukturë dhe energji.”

Ministri Ahemtaj tha se investimet e huaja direkte në 3 muajt e parë të vitit janë rritur me 60% duke arritur një vlerë prej 284 milion eurosh, ndërsa shumë kompani të huaja janë ofruar për të ardhur në Shqipëri e për të investuar një port jahtesh apo në prodhimin e pajisjeve teknologjike.

Tv Klan