Inxhinierët: 99% e banesave dhe pallateve pa problem me konstruksionin

Posta

Inxhinierët: 99% e banesave dhe pallateve pa problem me konstruksionin

15:46 23/09/2019

Në Vorë 15 banesa të pabanuara. Balluku: Të gjitha akset të kalueshme

99 % e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i së shtunës me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter dhe me fuqi 7.5 ballë, nuk kanë probleme në konstruksion.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, thotë se nga grupet e vlerësimit, rezulton se banesat rezultojnë vetëm me probleme në çarje suvaje apo plasaritje.

Ndërsa u ndal në dy raste konkrete në kryeqytet për pallate, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se te sistemi rrugor nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga lëkundjet.

Rasti i Astirit rezultoi se kishte vetëm çarje suvaje dhe jo problem në konstruksion, po ashtu edhe në 6 pallatet në Kombinat. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku tha se problemet më të mëdha janë në zonat rurale.

Sipas informacioneve të fundit të Shtabit të Emergjencave, në vend rezultojnë 915 banesa dhe pallate të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i së shtunës. Në Vorë rezultojnë 15 banesa të pabanuara si dhe një shkollë 9-vjeçare.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi