Histori me zhurmues – Rifat Bodinaku është një nga personazhet e kinoditarëve të viteve ’60. Ai ishte një nga specialistët e ndërtimit të atyre viteve. I ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të drejtuesit dhe autorit Pandi Laço,  Bodinaku tregoi vështirësitë e punës së tij në ato vite.

“Radiostacioni i Shijakut në atë kohë u ndërtua me ndihmën e Bashkimit Sovjetik. Por kur u prishën marrëdhëniet, sovjetikët nuk e sollën antenën. Antena ishte me pjesë të parapërgatitura. Ne u detyruam të përfundonim radiostacionin. Duke parë situatën kërkuam materialet e ndërtimit sipas projektit, por nuk kishte materiale. Kishte vetëm tuba.

Na thanë që me ato tuba që ishin në gjendje do ta bënim. Ishte një punë e vështirë për kohën, kërkohej të inagurohej shpejt për t’i treguar Bashkimit Sovjetik që s’kishim nevojë për ta. Ishte e gjitha çështje politike. E bëmë këtë punim dhe gjithçka përfundoi me sukses. Montatorët kanë qenë njerëz shumë të aftë dhe gjatë procesit të montimit nuk ka patur asnjë problem”, tha Bodinaku.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al