Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ktrhimit ndaj Feyenoord në Champions League.
Inzaghi deklaroi se ndihet krenar për atë që ekipi i tij po bën, ndonëse po përballen me shumë ndeshje.
Sipas tij, ndaj Feyenoord duhet kujdes, sepse ndeshjet në Champions kanë kurthe.
“Jemi krenarë për këtë që po bëjmë, pavarësisht se duhet të luajmë kaq shumë ndeshje. Këta djem ndonjëherë gjejnë energji, për të cilat ne pyesim veten sesi e bëjnë.
Jemi të fokusuar te Feyenoord, e cila do të jetë ndeshja e 20-të për ne në vitin 2025. Fituam 2-0 ndeshjen e parë, por në Champions League duhet kujdes, sepse çdo takim ka kurthet e veta.
Sommer do të luajë në portë, ndonëse portieri Martinez ka bërë shumë mirë këto ndeshje”, deklaroi Inzaghi.
Ndeshja Inter-Feyenoord, do të luhet ditën e Martë, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al