Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli në konferencë për shtyp, në prag të derbit të Italisë, ndaj Juventusin.

Tekniku zikaltër deklaroi se të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson kjo sfidë, ndërsa nuk i kurseu vlerësimet për kundërshtarin.

Në lidhje me gjykimin, Inzaghi u shpreh se kur ka raste në favor të Interit flitet për disa ditë, ndërsa kur ato janë kundër nuk diskutohen.

“Ne e dimë së çfarë përfaqëson Juventus-Inter për tifozët dhe klubin. Është një ndeshje e rëndësishme në një moment delikat të kampionatit. E dimë që duhet të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer ndaj një ekipi cilësor, i cili është përforcuar në merkaton e dimrit. Juventusi drejtohet nga një trajner që e respektoj shumë.

Kam ende disa dyshime për formacionin. Dimarco rikthehet nga gripi, ndërsa Dumfries do të jetë aty pas pezullimit. Do të shikojmë për Thuram, i cili ndjek pak dhimbje dhe është stërvitur i veçuar. Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është ai për skuadrën tonë. Për momentin më shumë mund të them se do të jetë jashtë.

Në këtë moment të sezonit, përballjet direkte vlejnë shumë. Kemi bërë ndeshje të mira, me përjashtim të atyre ndaj Milanit dhe Fiorentinës, por duhet perfeksion. Juventusi është skuadër cilësore dhe vjen pas tri fitoreve radhazi.

Gjykimi? Kur ndodh diçka në favor të Interit flitet për ditë të tëra, ndërsa kur janë raste kundër nuk flitet fare”, deklaroi Inzaghi.

Sfida Juventus-Inter, do të luhet të Dielën duke nisur nga ora 20:45.  

/tvklan.al