Apple do të nisë me lançimin e iOS 16 në orën 10:00 lokale për modelet iPhone 8 e më tej. Sistemi i ri operativ përfshin personalizimin e pamjes së ekranit si ndërrimi i llojit të shkrimit dhe shtimi i fotove të preferuara.

Secili mund të krijojë një “lock screen” sipas dëshirës,  mjafton ta prekë ekranin, të mbajë gishtin aty dhe më pas ta rrëshqasë mbi të.

Ndryshimi i mesazheve të dërguara ose opsioni për të rikthyer mbrapsht ata që sapo janë dërguar, do të jetë i mundur. Ndryshimi i mesazheve duhet bërë brenda 15 minutave, ndërsa rikthimi për dy minuta.

Njoftimet do të jenë me shkrim të theksuar dhe do të shfaqen nga pjesa e poshtme e ekranit. Përdoruesit mund t’i shohin duke i rrëshqitur nga poshtë-lart dhe t’i lënë të grumbullohen ose ta zgjerojnë në formën e një liste.

Focus Mode do të bëhet më i thjeshtë sepse mund të përzgjidhen aplikacionet dhe kontaktet prej të cilave përdoruesit duan të marrin njoftime. Kalimi nga Personal në Work Focus ndryshon automatikisht përzgjedhjet.

PassKeys do të jenë metoda e re për të aksesuar faqet e internetit për të cilat janë krijuar dhe do të jenë unike për secilën prej tyre. Lockdown mode është mbrojtja më e re e Apple ndaj viruseve si Pegasus, e cila gjendet në Settings/ Privacy./tvklan.al