Teksa presim të hënën e 3 Qershorit për konferencën e përvitshme të Apple, disa lajme dhe thashetheme po qarkullojnë në internet.

Si fillim bëhet fjalë për një version të errët (dark mode) të iOS 13, versioni i fundit i sistemit operativ të Apple që prezantohet zyrtarisht javën e ardhshme.

Fansat e iPod duhet të jenë të lumtur, sepse Apple sapo ka vendosur të sjellë një version të ri të “iPod touch”, i cili që prej Korrikut të 2015-s nuk është përditësuar.

Versioni i ri i iPod do të jetë i ngjashëm me parametrat e iPhone 7, ky përditësim do e bëjë iPod dy herë më të shpejtë në performancë dhe tre herë më të shpejtë për performancën grafike. Çmimet për modelin e ri do të jenë 200 dollarë për versionin 32 GB, 399 dollarë për 128 GB dhe 399 dollarë për atë 256 GB.

Për më shumë duhet të presim konferencën e Apple, që do të mbahet nga dita e hënë 3 Qershor, deri të premten më 7 Qershor në San Jose të Kalifornisë. /tvklan.al