iPhone mund të njohë fytyrën edhe me…



iPhone mund të njohë fytyrën edhe me…

08:20 03/02/2021

Kompania Apple që prodhon telefonat inteligjent Iphone pritet të bëjë disa ndryshime të tjera. Deri tani mendohet që një ndryshim do të pësojë sistemi që njeh fytyrën për hapjen e telefonit.

Nëse këto ndryshime do të miratohen dhe do të jenë pjesë e sistemit të ri operativ, të gjithë ata që kanë një telefon Iphone mund ta hapin atë dhe kur mbajnë në fytyrë një maskë kundër Covid.

Ilustrim

Aktualisht, nëse një person që ka Iphone dhe përpiqet ta hapë atë kur është duke mbajtur maskë, sistemi nuk e njeh fytyrën dhe kërkon fytjen e kodit.

Kjo duket i ka lodhur përdoruesit, që për shkak të pandemisë detyrohen që të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës dhe një opsion shumë i rëndësishëm i telefonit të tyre nuk funksionon.

Ky përmirësim do të jetë i mundur në sistemin operativ iOS 14.5, që pritet të jetë gati shumë shpejt, pasi tani telefonat më të fundit të Apple funksionojnë me sistemin iOS 14.4.

Por ky ndryshim mund të shkaktojë dhe kaos, pasi një element i sigurisë që është njohja e fytyrës mund të zbehet dhe telefonat do të jenë më lehtësisht të zhbllokueshëm. Tashmë pritet që zhvilluesit e këtyre përmirësimeve të vendosin se si do të bëhet zhbllokimi i telefonave të Apple./tvklan.al







Të ngjashme