Iraku ka nisur një ofensivë ushtarake për të larguar militantët e Shtetit Islamik nga Hawija, një nga dy zonat në vend e cila mbahet akoma nga xhihadistët.

Kryeministri i vendit, Haider al-Abadi tha se sulmi në qytetin Hawija që ndodhet 220 km në veri të Bagdadit filloi që në agim.

Një grup i përbashkët ndërkombëtar ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja ka ndërmarrë sulme ajrore në ndihmë të trupave irakene.

Operacioni filloi vetëm dy ditë pasi trupat ushtarake irakene lëvizën në bastionin tjetër në perëndim të Irakut që mbahet akoma nga ISIS.

Ushtria thotë se deri tani ka rimarrë fshatin Rihana dhe ka rrethuar qytetin Ana, një nga tre qytetet në luginën e lumit Eufrat që kontrollohet nga Shteti Islamik.

Qyeteti Hawija ra nën kontrollin e ISIS në qershor të vitit 2014 kur xhihadistët shtrinë kontrollin e tyre në më Irakun verior dhe perëndimor dhe deklaroi krijimin e “kalifatit.”

/tvklan.al