I dënon me vdekje për spiunazh

Të tjera tensione mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Teherani njoftoi zyrtarisht se ka shkatërruar një celulë spiunazhi të shërbimeve sekrete amerikane, 17 agjentë u arrestuan dhe u dënuan me vdekje, raporton televizioni shtetëror iranian.

Identitetet e tyre dhe kombësitë nuk bëhen të ditura, por Teherani bëri të ditur se ata ishin efektivë të stërvitur nga CIA dhe i raportonin inteligjencës amerikane.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara. Por ngjarja e fundit thellon më tej marrëdhëniet kritike mes Uashingtoni dhe Teheranit, që janë në rrezik përplasjeje ushtarake për shkak incidenteve të njëpasnjëshme në ngushticën e Hormuzit.

Pas sekuestrimit të fundit nga ana e Iranit të një anijeje naftë-mbajtëse britanike, Presidenti Donald Trump dhe ministri i Jashtëm britanik Xheremi Hant paralajmëruan Teheranin për pasoja të rënda, nëse nuk ndalon provokimet.

Tv Klan