Irani tha se i ka dërguar kutitë e zeza të aeroplanit që u rrëzua në Teheran më 8, në Francë.

Avioni i një kompanie ukrainase, që kishte 176 pasagjerë në bord, u qëllua nga dy raketa, pak kohë pasi u nis nga një aeroport në Iran.

Irani pranoi disa ditë pas rrëzimit të avionit, se forcat ushtarake e kishin qëlluar aksidentalisht me raketë këtë avion pasagjerësh.

Në një raport, të hartuar së fundmi nga autoritetet e aviacionit në Iran, thuhet se komunikimi jo i duhur mes ushtarëve dhe oficerëve komandues ishin fajtorët kryesorë për këtë incident.

Fluturimi 752 ishte rrëzuar në të njëjtën natë kur Irani kishte sulmuar me raketa balistike ushtarët amerikanë në Irak, dhe mbrojtja ajrore e Teheranit ishte në gatishmëri të lartë që të mbrohej në rast se SHBA-ja kundërpërgjigjej.

Kanadaja dhe Ukraina kanë kërkuar nga Irani, që nuk ka kapacitete të deshifrojë informacione të rëndësishme të marra nga kutitë e zeza të aeroplanit, që t’i dërgojnë ato jashtë vendit për analizim. /REL