Irani dërgon satelit në hapësirë





Irani dërgon satelit në hapësirë

17:40 09/08/2022

Mund të përdoret nga Moska në Ukrainë

Irani po dërgon në hapësirë përmes kësaj rakete Sojuz të nisur këtë të Martë nga baza hapësinore ruse në Kazakistan, një tjetër satelit. Bëhet fjalë për satelitin e quajtur Khajam që sipas Teheranit do të shërbejë për kërkime shkencore, përmes monitorimit të mjedisit dhe rrezatimit duke ndihmuar zhvillimin e bujqësisë.

Uashingtoni ngre dyshime se prapa këtij sateliti fshihet Moska, që synon të fuqizojë aftësinë zbuluese mbi territorin ukrainas, që ushtria ruse po përpiqet ta marrë të gjithin nën kontroll.

Megjithatë, Teherani hedh poshtë të gjitha dyshimet, duke thënë se që në ditën e parë të vënies në funksion, Khajami do t’i shërbejë vetëm qeverisë iraniane.

Por edhe ky argumentim nuk mjafton për të vërtetuar qëllimet paqësore të republikës islamike, që mund ta përdorë atë për të mbikëqyrur objektivat ushtarake izraelite, por edhe në Lindjen e Mesme.

Rusia është përpjekur të forcojë marrëdhëniet me Iranin, veçanërisht pas 24 Shkurtit kur nisi sulmin në Ukrainë. Aktualisht, Irani ka në hapësirë 2 satelitë.

Tv Klan













Të ngjashme